(VIDEO) Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime të ligjit të Këshillit Gjyqësor
Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, të cilat janë bërë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian.
Informacioni se propozimet për ndryshime ligjore janë përgatitur vijnë në kohën kur në Maqedoninë e Veriut pritet që pushteti ekzekutiv të merret nga opozita e mëparshme, e cila, nga ana tjetër, njofton se do të shpërndajë plotësisht Këshillin Gjyqësor dhe do të formohet një i ri sipas ndryshimeve ligjore që do të përgatisin.
MINISTRIA E DREJTËSISË
“Qëllimi i ndryshimeve ligjore është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, si dhe profesionalizmit dhe përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme që theksojnë nga atje është se shpallja për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit do të bëjë edhe propozime: konferenca ndëruniversitare e cila do të propozojë kandidatë nga profesorët e drejtësisë me të paktën 20 vjet përvojë nga tre universitetet më të mira në vend dhe nga Oda e Avokatëve e cila do të propozojë kandidatë nga radhët e avokatëve me të paktën 20 vite përvojë ligjore.
Po ashtu janë rritur edhe kriteret për zgjedhjen e anëtarëve nga radhët e gjyqtarëve dhe për ata që do të zgjidhen nga Kuvendi. Sipas propozimit, një anëtar i këshillit do të mund të jetë gjyqtar me 15 vjet përvojë, në vend të gjashtë viteve të mëparshme. Ndërsa anëtari I zgjedhur nga Kuvendi do të mund të jetë një person me 20 vjet përvojë pune në vend të 15 viteve të mëparshme.
Për zgjedhjen e anëtarit nga radhët e gjykatësve do të vendoset census- domethënë do të vendoset një kufi minimal për numrin e gjyqtarëve që duhet të votojnë.
MINISTRIA E DREJTËSISË
“Sipas Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, është paraparë rishikimi i dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor që i referohen përgjegjësisë individuale disiplinore të anëtarëve të Këshillit me fokus të veçantë në përcaktimin e arsyeve për të cilat mund të iniciohet procedura, organet që do të veprojnë dhe të drejtën e ankesës”.
Për përgatitjen e amendamenteve ligjore, Ministri i Drejtësisë ka formuar një grup pune i cili sipas Ministrisë ka mbajtur 23 takime në të cilat janë adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Vlerësues. /SHENJA/