(VIDEO) Ministria e Brendshme do të hetojë se si janë dhënë lejet për armë

(VIDEO) Ministria e Brendshme do të hetojë se si janë dhënë lejet për armë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka folur në lidhje me vrasjet e ditëve të fundit si dhe për praninë e armëve tek qytetarët. Në një intervistë për Televizionin Shtetëror ai tha se policia është e përkushtuar fuqishëm në ballafaqimin me armët e paligjshme në vend. Ministri sqaroi se vetëm gjatë vitit  2024 janë sekuestruar 104 armë.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTRËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Vetëm gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 104 armë, nga të cilat nëntë automatikë, 39 pistoleta, 35 pushkë gjuetie etj. Krimi ishte, është dhe do të jetë. Pyetja është se si do t’i përgjigjen shërbimet e sigurisë, Ministria e Brendshme atij krimi. A do të jetë shumë herë bashkëpunëtor si më parë apo do të përgjigjet në mënyrën e duhur dhe do të japë maksimumin dhe për dy orë do t’i arrestojë autorët që kanë kryer vrasjen si shembulli në qendrën tregtare Mavrovka”.

Ndërkaq, i pyetur nëse mund të inicohet aksion për dorëzimin e armëve dhe përforcimin e masave për posedimin e armëve se kush duhet të ketë dhe kush jo, ministri Toshkovski theksoi se duhet të punohet për të përcaktuar se kush mund të posedojë armë në vendin tonë, pasiqë deri më tani kompetencat janë keqpërdorur.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTRËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Tashmë po punohet intensivisht në drejtim të zbulimit se si MPB-ja ka dhënë leje për armëmbajtje deri më tani. Çdo qytetar që ka kërkuar leje, sidomos gjuetarët, e di se janë keqpërdorur kompetencat e dhëna nga ligjvënësi dhe po punohet intensivisht për të përcaktuar se si lejohet të privilegjohet një person për të marrë leje. Ne do të hetojmë dhe do të marrim masat e duhur”.

Më tutje ai shton se mbi 5000 persona nuk mundën të merrnin leje edhe pse i plotësonin kushtet dhe një numër i caktuar personash që nuk duhej të kishin të drejtën e posedimit të armëve morën. Toshkovski theksoi se në të ardhmen do të vendoset procedurë e qartë dhe precize për marrjen e armëve, ekskluzivisht për qytetarët që i plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për këtë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING