(VIDEO) Ministri paralajmëroi mbylljen graduale të Fondit për Inovacion

(VIDEO) Ministri paralajmëroi mbylljen graduale të Fondit për Inovacion

Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski, njoftoi mbylljen graduale të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik gjatë këtij viti për shkak të, siç tha ai, abuzimeve financiare dhe krimeve të kryera nga disa drejtorë të mëparshëm të kësaj institucioni.

Plani, siç theksoi Andonovski gjatë një interviste në TV Telma, është që pas mbylljes së Fondit, përgjegjësitë të kalojnë te Ministria e transformimit digjital, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucione të tjera përkatëse.

STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Ideja është që Fondi të mbyllet dhe kjo do të ndodhë gjatë vitit 2025, ndërsa përgjegjësitë në lidhje me zhvillimin teknologjik, inovacionet të kalojnë tek institucionet që janë kompetente për këtë, në lidhje me zhvillimin teknologjik, inovacionet digjitale, kjo është ministria jonë, për projektet shkencore dhe inovacionet – Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Plani për këtë do të jetë gradual”.

Ministri njoftoi gjithashtu se këtë javë do të dorëzohen kallëzime penale për projekte të ndryshme që nuk janë realizuar kurrë, por janë paguar.

STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Doli se Fondi për Inovacione, me të gjithë drejtorët e tij të mëparshëm gjatë gjashtë viteve të fundit, ka punuar në mënyrë kriminale. Ka pasur disa milionë euro dëm. Fatkeqësisht, Fondi e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët dhe nëse hapim një program të ri nesër në Fondin për Inovacione, njerëzit do të thonë se jeni të njëjtë si të mëparshmit”.

Andonovski dërgoi mesazh për drejtorinë aktuale të Fondit që të punojë më intensivisht në revidimin e projekteve, për të zbuluar, siç tha ai, gjithçka që ka ndodhur në këtë institucion. /SHENJA/

 

MARKETING