(VIDEO) Ministri Limani: Çerdhja në Çair po mobilohet, çerdhja e Hasanbegut në proces

(VIDEO) Ministri Limani: Çerdhja në Çair po mobilohet, çerdhja e Hasanbegut në proces

Zhvillimi i infrastrukturës arsimore për fëmijët e moshës parashkollorë po vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, nga ku Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani gjatë ditës së sotme ka deklaruar se deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç tha ai, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të tjerë.

MARKETING

Ndërkohë, Çerthja në Çair që nisi të ndërtohet që në vitin 2020 ende nuk është gati, ndërsa çerdhja në Hasanbeq ende ka mbetur projekt.

 Fatmir Limani, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

“Për çështjen e Hasanbegit u prononcua edhe kryetari i komunës, jemi në proces dhe mendoj se së shpejti do ta fillojmë atë procedurë. Sa i takon çështjes së Çairit, jemi në fazën e fundit të mobilimit të hapjes së furnizimit publik për mobilim të çerdhes dhe mendoj se muajt e ardhshëm do  të hapet edhe ajo si çerdhe”.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski,  tha se komuna ka përfunduar të gjitha obligimet e saj, përfshirë përgatitjen e planit urbanistik dhe projektit bazë për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Sipas tij, dokumentacioni do t’i dorëzohet ministrisë brenda kësaj jave për sigurimin e mjeteve financiare, dhe pritet që ndërtimi i çerdhes të fillojë në muajin gusht.

Boban Stefkovski,  kryetari i komunës së Gazi Babës

“Ishim në komunikim intensiv periudhën e fundit me ministrinë e punës sociale, demografisë dhe të rinjve, i kemi ndarë detyrat në drejtim të realizimit të këtij projekti, përkatësisht ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Ajo që ishte obligim i komunës ka përfundur, është përgatitur plan urbanistik me pullë konkrete për ndërtimin e çerdhes në Hasanbeg. Projekti bazë është i përgatitur, të hënën do të dorëzohet në Ministrinë e Punës sociale për lokimin e mjeteve dhe presim diku në gusht të fillojmë me përgatitjen e kësaj çerdhe”.

Kryeministri, ministri dhe kryetari I komunës sot ishin në Inxhikovë-komuna Gazi Babë ku nisi ndërtimi i një çerdheje. Vlera e përgjithshme e projektit është 47.5 milionë denarë.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING