(VIDEO) Ministri i Transportit premton se autostrada Kërçovë – Ohër do të jetë gati në vitin 2026

(VIDEO) Ministri i Transportit premton se autostrada Kërçovë – Ohër do të jetë gati në vitin 2026

Autostrada Kërçovë-Ohër do të ndërtohet në afatin e premtuar deri në fund të vitit 2026, deklaroi ministri i transportit Aleksandar Nikolloski. Ai thotë se projekti është shumë specifik dhe ka shumë mangësi që duhen eliminuar, por ka besim se të gjitha punët ndërtimore do të përfundojnë në kohë.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT

“Një pjesë e problemeve kanë të bëjnë me shpronësimin, disa me pjerrësitë e përcaktuara dhe disa me dislokimin e objekteve të gjetura në trase, që janë kryesisht pika karburanti. Si do t’ia bëjmë do të bëjmë, por do të përmbushim premtimin që në vitin 2026 do të kemi një autostradë funksionale për në qendrën tonë më të madhe turistike”.

Duke iu referuar “Behtel dhe Enkas” Nikollovski tha se vendi duhet të marrë më shumë kilometra autostradë sesa janë dakorduar ato. Sipas tij, kontrata nuk mund të ndërpritet, sepse duke vepruar kështu, janë 240 milionë eurot e paguara për punë përgatitore nga qeveria e kaluar dhe kompania mund të padisë edhe për mospërmbushje të marrëveshjes. Ai paraprakisht bëri të ditur se informacionet për kontratën e diskutueshme prej 1.3 miliardë eurosh do të bëhen publike, por siç tha ai kjo kërkon pëlqimin e të dyja palëve, prandaj “Bechtel dhe Enka” duhet të kishin dhënë dritën jeshile.

ALEKSANDAR NIKOLLOSKI, MINISTËR I TRANSPORTIT

“Mendoj se do të jetë një qëndrim jomiqësor dhe armiqësor ndaj Buxhetit nëse unë e ndërpres kontratën tani dhe ato mjete janë tashmë te kontraktori dhe nuk mund të kthehen. Kontraktori mund të padisë dhe të kërkojë arbitrazh dhe ne paguajmë edhe më shumë dhe shkojnë gjysmë miliardë euro fonde dhe nuk kemi as një kilometër autostradë. Duhet të luftojmë që të marrim sa më shumë kilometra autostradë”.

Sa i përket hekurudhës, Nikolloski njoftoi se prioritet kryesor do të jetë modernizimi i hekurudhës përgjatë Korridorit 10.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING