(VIDEO) Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe!

(VIDEO) Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe!

Ministria e Administratës Publike, komunikatat dërguar mediave nuk e ka ndërmend t’i dërgoj në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase. Në pyetjen e gazetarëve nëse komunikatat do t’i dërgojnë edhe në shqip, pasi për momentin dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke i kujtuar edhe ligjin e përdorimit të gjuhëve, ministri i Administratës, Goran Minçev, tha se ato do të jenë vetëm maqedonisht, por me kërkesë të ndonjë individi mund të përkthejnë në shqip.

Goran Minçev, ministër i Administratës Publike

“Komunikatat do t’i dërgojmë vetëm në gjuhën maqedonase, ai që do tëkërkojë për nevoja të veta, do të përkthehen në shqip”.

Kurse i pyetur për ligjin për përfaqësim të drejtë ai tha se nuk e di në çfarë faze është, por tregoi se atë e punon një grup ekspertësh, duke shtuar se ligji për përfaqësim të drejtë është kategori kushtetuese.

Goran Minçev, ministër i Administratës Publike   

“Në korrniza të Qeverisë, është një grup ekspertësh që noton, sugjeron, jep vërejtje dhe ndoshta propozon për një zgjidhje të re ligjore, e cila me draft propozim ligj eventual do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe më pas do të finalizohej si zgjidhje ligjore”.

Duke folur për reformat në administratë, ministri u shpreh se është për variantin që zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen dhe shtoi se është mirë që një pjesë e numrit të administratorëve të zvogëlohet në mënyrë natyrale.

Të dhënat e fundit të ligjit për përfaqësim të drejtë referuar periudhës dhjetor 2023, që është në korniza të Ministrisë së Drejtësisë, tha ministri tregojnë se numri i të punësuarve shqiptarë në administratën publike ka qenë 23%, kurse i bashkësive tjera etnike më të vogla ka qenë nga 5-7% .

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING