(VIDEO) Ministrat e Aleancës nisin punën, premtuan se do të bëjnë “ndryshimin”

(VIDEO) Ministrat e Aleancës nisin punën, premtuan se do të bëjnë “ndryshimin”

Ministrat e rinj të emëruar pak para mesnate në Кuvend, filluan punën. Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë u krye pranim- dorëzimi i detyrave të ministrit të Shëndetësisë. Ministri i ri Fatmir Mexihti, mori detyrën nga ish ministri Bekim Sali. Mexhiti tha se  është i vendosur të vazhdoj punën e rëndësishme për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Fokusi im si Ministër i Shëndetësisë do të jetë që sistemi ynë shëndetësor të jetë i aksesueshëm, efikas dhe të plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë për të promovuar një jetë të shëndetshme dhe për të siguruar burime dhe mbështetje për kujdesin parandalues ​”.

Ministri i ri i Shoqërisë Informative dhe Administrates Azir Aliu gjatë marrjes së detyrës nga ish ministri Admirim Aliti, tha se beson fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijnë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIVE DHE ADMINISTRATËS

 “Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv”.

Edhe në  Ministrinë e Drejtësisë sot është realizuar dorëzimi i postit të Ministrit të Drejtësisë në mes të ministrit të mëparshëm dhe atij të sapoemëruar, Nikolla Tupançeski dhe Krenar Lloga. Tupançeski i uroi Llogës punë të suksesshme, realizim të një numri të madh projektesh dhe suksese në funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga falënderoi Tupançeskin për kontributin e deritanishëm dhe paralajmëroi reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING