(VIDEO) Minçev: Heqja e balancuesit është një prej sukseseve më të mëdha
Ministria e Administratës do të formojë akademi për zhvillim profesional dhe trajnim të administratorëve. Përkatësisht, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev thotë se, një pjesë shumë e madhe e administratorëve nuk janë profesionist dhe kompetent për punët që bëjnë dhe kjo pjesë, do të kalojë një proces riedukimi. Minçev tha se, në ministrinë të cilën ai drejton veç më ka realizuar takime me të punësuar dhe po përgatit një informacion, me të cilin do t’u lëjë hapësirë të punësuarve që të tregojnë vet nëse nuk janë kompetent për punën që bëjnë dhe të tregojnë se në cilin sektor e shohin veten.
Goran Minçev, ministër i Administratës Publike
“Duhet të kalojë një proces me të cilin do të bëhet riedukim i brendshëm në çdo institucion. Që do të thotë, ne nuk mundemi të lejojmë të vijmë në një situatë që dikush të rrijë në administratë publike të marrë pagë dhe të mos i realizojë detyrat e punës. Për këtë, themi se një ndër ligjet kyçe që janë momentalisht në debat publik është edhe formimi i të ashtuquajturës Akademi për Trajnim dhe Edukim të administratorëve shtetëror, që do të ndihmonte në këtë proces të riedukimit të brendshëm dhe ai proces duhet të përfundojë”.
Ministri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se nuk e komenton vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e balancuesit. Megjithatë, në prezantimin e punës gjatë 100 ditëve të parë, Minçev numëron ndër sukseset më të mëdha ndryshimin e përqindjes së përllogaritjen së përfaqësimit etnik, ndërkaq tha se pas heqjes së balancuesit, fillon reformimi i administratës publike.
Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike
“Vegla digjitale balancues, parimisht e krijuar për përfaqësim të drejtë të bashkësive në institucione, periudhën e kaluar ka qenë shpesh herë e keqpëdorur . Ai keqpërdorim i balancuesit është regjistruar dhe argumentuar. Në fakt vegla digjitale balancues e humb qëllimin për të cilin është krijuar. Gjendja që kemi hasur nga qeveria e kaluar për përllogaritjen e përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike, nuk ishte në korniza ligjore. Me iniciativë të qeverisë së re dhe Ministrisë së Administratës Publike ajo anomali u eliminua dhe formula e përllogaritjes u ndryshua”.
Në lidhje me vendimin Gjykatës Kushtetuese, Minçev tha se, do të presin që të publikohet përmbajtja e plotë në Gazetën Zyrtare dhe më pas do të nisin me realizimin e së njëjtës.
Teuta Buçi /SHENJA/