(VIDEO) Milloshovski: BE-në e shohim si partner të barabartë pa kushte bilaterale

(VIDEO) Milloshovski: BE-në e shohim si partner të barabartë pa kushte bilaterale

Integrimi europian dhe politika e jashtme është pika e pestë e strategjisë “Maqedonia 2030”, të cilën VMRO-ja e miratoi dje në kongresin e 18-të në të cilën morën pjesë afro 800 delegat, e të cilën sot e prezantoi para opinionit, deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshovski. Sipas Milloshovskit kjo pikë Bashkimin Europian e sheh si partner të barabartë pa kushte bilaterale që do të preknin identitetin ose veçoritë kombëtare

ANTONIO MILLOSHOVSKI, DEPUTET 

“Integrimi evropian dhe politika e jashtme. Partneritete me vija të kuqe të qarta janë pjesa më e rëndësishme, sepse ne si parti politike jemi të përcaktuar për Bashkimin Evropian si partner i barabartë, pa kushte bilaterale shtesë që do të prekni identitetin ose veçoritë kombëtare të popullit dhe shtetit maqedonas”

Sipas Milloshovskit, dokumenti e pozicionon VMRO–DPMNE-në si forcë politike të gatshme të marrë përgjegjësinë dhe rolin për këtë udhëheqje shtetformuese dhe kjo siç potencon Milloshovski nuk është një listë dëshirash parazgjedhore, por dokument me objektiva të qarta që do të ishin trajektore kombëtare në 10–15 vitet e ardhshme.

ANTONIO MILLOSHOVSKI – DEPUTET

“Qëllimi është të kemi gjyqësor të pavarur, prokurori të depolitizuar, administratë profesionale dhe luftë sistemike kundër korrupsionit përmes kontrollit të digjitalizuar të qarkullimit të parave dhe çështjeve pronësore”.

Veç kësaj strategjie, VMRO-DPMNE në kongresin e djeshëm i ka dhënë mandat të ri katërvjeçar për udhëheqje të partisë, Hristian Mickoskit i cili njëashtu është edhe kryeministër i vendit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING