(VIDEO) Mijallkovit për çdo ditë po i falet nga një “mëkat”
Ish-shefi sherbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijalkov ka arritur thuajse që të mbyll në favor të tij të gjitha lëndët gjyqësore, që vite më parë ishin ngritur me pompozitet nga Prokuroria Speciale, e cila u shua dhe kryeprokorurja e saj është në burg.
Shtatë vite më parë ndaj Mijalkovit ishin ngritur 6 procese gyqësore për 6 raste të veçanta, por sot ai ka arritur të mbyll 4 prej tyre, thuajse ne favor duke u denuar me kusht dhe duke mbajtur një burg giysmë të lirë pak vite në burgun e Strugës, vetëm për rastin “Perandoria”, shkruan portali Fokus. Në proces janë edhe dy lendë të ngritura ndaj tij “Target Fortesa” që ka gjasa po ashtu të vjetërsohet.
E vetmja lëndë që nuk pritet të vjetersohet është “Thesari”. Gjatë kësaj jave ai i shpëtoi rastit “Titanik2″, që skadoi si lëndë, ku Mijalkov akuzohej për ndikim të paligishëm në proces zgjedhor. Per rastin “Parcelat në Vodno”, Mijallkov u dënua me kusht me 1 vit e 3 muaj, nëse gjatë katër viteve nuk kryen ndonjë vepër penale. Ne rastin “Tortura” u shpall i pafajshēm, ku akuzohej per rastin e dhunes dhe torturimit ndaj ish ministrit të brendshêm, Lube Boshkovski në vitin 2011. Rasti “Target-Fortesa” pritet të vjetersohet, rast ky që ka të bëjë me përgjimet masive. Ky rast ështe kthyer peë rigiykim dhe mund te skadojë në fllim tëvitit 2025, për shkak të zvaritjeve të procedurave. Në rastin “Perandoria” – Mijallkov u denua me 3 vite burg dhe po vuan denimin në burgun e Strugës, por është detyruar ti paguaj shtetit 6 milione euro “cash ” dhe 30 milione euro vlerë në patundshmeri. Rasti i fundit është “Thesari” për furnizim me pajisjen për përgjim, për të cilin u dënua me 8 vite burg, por giykata e shkalles se dytë e Apelit,e ka rikthyer per rigjykim edhe kētë rast. /SHENJA/