(VIDEO) Micotakis: Rruga e Shkupit dhe Tiranës për në Bruksel detyrimisht kalon nga Athina

(VIDEO) Micotakis: Rruga e Shkupit dhe Tiranës për në Bruksel detyrimisht kalon nga Athina

Rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina”. Kështu tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një fjalim në sheshin e Athinës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Ai rikujtoi se Demokracia e re ishte kundër marreveshjes, e cila tani, nuk mund të ndryshohet, të griset, apo të ndryshohet me nen ose me ligj, pasi është marreveshje ndërkombëtare.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË

Pas të dielës qeveria greke nuk duhet të konsumohet në diskutime për përqindjet elektorale, por duhet të jetë në gjendje të vazhdojë politikën e një Greqie të fortë, duke i dërguar mesazhin fqinjëve tanë veriorë, se rruga e Shkupit dhe e Tiranës për në Bruksel domosdoshmërisht kalon nga Athina. Dhe se vetëm respektimi i ligjshmërisë dhe traktateve ndërkombëtare mund të japë dritën jeshile”.

Ndërsa për sa i përket Turqisë, Mitsotakis kërkoi përcaktimin e “shelfit continental” dhe përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive.

Rritja e toneve paralajmëruese të Mitsotakis ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shikohet si një kundërpërgjigje e Athinës ndaj arrestimit të Fredi Belerit dhe etiketimin e emrit ‘Maqedoni’ nga elita e re drejtuese në Shkup.

Analistët besojnë se, Partia Demokracia e Re, e cila përfaqësohet nga Kyriakos Mitsotakis do të arrijë fitore në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Europian. Kyriakos Mitsotakis u ka bërë thirrje grekëve të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat e vendit, dhe forcimin e të ardhmes. /SHENJA/

 

MARKETING