(VIDEO) Mickoski: VMRO nuk e mbështet Xhaferin për kryeministër teknik
“Nuk kam pasur takim të fshehtë. Takimet sekrete nuk janë pjesë e karakterit tim. Nëse Kovaçevski dëshiron që të diskutojmë për qeverinë teknike apo për disa procese të tjera politike që pasojnë, unë jam në dispozicion, vetëm për të rregulluar afatet”. Kështu u përgjigj kreu I VMRO-së, Hristijan Mickoski I pyetur nëse ai ka pas takim të fshehtë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në lidhje me qeverinë teknike. Ai shtoi se nuk ka nevojë për një takim i tillë që të mbahet larg syve të publikut dhe thotë se populli është i ngopur me takime të tilla sekrete.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË
“Ju e dini që kam kohë që e kërkoj një takim të tillë. Në fillim më refuzuan, prandaj bëhshin trampolina dhe si përfundim ndodhi takimi I liderëve dhe u caktua data e zgjedhjeve. Nuk e kuptoj pse këto takime duhet të mbahen larg qytetarëve dhe vlerësoj që publiku duhet të ndërgjegjësohet. Mendoj se populli është i ngopur me takime të tilla sekrete, negociata dhe marrëveshje”.
Mickoski tha se është në dispozicion nëse pajtohen kushtet që të ketë një takim me Kovaçevskin ku siç thotë ai do të diskutonin për të ardhmen e Maqedonisë.
Ai ritheksoi se VMRO nuk do ta mbështesë Talat Xhaferin si kryeministër të qeverisë teknike.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË
“Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik, Talat Xhaferi nuk e meriton për asgjë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së. Më së shumti që mund të bëjmë në interes të një atmosfere të mirë dhe të procesit demokratik është të përmbahemi nga çdo votim, por ky është qëndrimi im, do të shohim se çfarë do të vendosin organet e partisë”.
Pesë ditë më parë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se do të kërkojë takim me Mickoskin për qeverinë teknike pas mbledhjes së organeve partiake. Ai tha se takimi nuk do të bëhet i ditur përmes mediave, por do të jetë një bisedë për shpërndarjen e resorëve në qeverinë teknike. /SHENJA/