(VIDEO) Mickoski thotë se marrëveshja për kredinë hungareze duhet të zbatohet
Pas ndryshimeve në skenën politike që ndodhën në Hungari, kryeministri i vendit Hristijan Mickoski nuk pret që të ketë ndryshime apo kushte tjera për kredinë 1 miliardëshe që vendi mori nga shteti hungarez. Kryeministri shprehet se marrëveshjet duhet respektuar pavarsisht se a na pëlqejnë ose jo.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ajo është marrëeveshje dhe ndryshimet nga njëra palë janë të pamundura…Unë nuk pres apsolutisht asnjë ndryshim sepse marrëveshja është marrëveshje dhe duhet të respektohet, njëjtë si shumë marrëveshje që respektojmë ne që janë bërë në të kaluarën dhe neve nuk na pëlqejnë. Por, kjo është ajo që është. Kështu është realiteti”.
Duke folur edhe për pasojat e mundëshme për vendin tonë, pas humbjes së Viktor Orbanit në Hungari, Mickoski u pyet edhe për rrjetin e tretë të telefonit, që së fundmi hyri në tregun tonë, rrjetin 4IG. Ai thotë se bëhet fjalë për një procedurë transparente, të cilën e ka udhëhequr Agjensia për Komunikime Elektronike dhe se kompania 4IG tashmë ka paguar 9 milion euro për licëncë për operator të tretë mobil.
Ai hodhi poshtë kategorikisht akuzat e opozitës së LSDM-së në lidhje me investimet e dyshuara hungareze në telekomunikacion, energjetikë dhe media.
Sa i përket paralajmërimeve për rishikimin e investimeve të tjera hungareze në energjetikë dhe media, Mickoski tha se nuk është i informuar për investime të tilla, por shtoi se çdo kapital i huaj është i mirëseardhur nëse respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

