(VIDEO) Mickoski shpërfill kritikat e ekspertëve, do të ulë tatimin e oligarkëve

(VIDEO) Mickoski shpërfill kritikat e ekspertëve, do të ulë tatimin e oligarkëve

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski është i vendosur në qëllimin e tij për të ndryshuar politikën tatimore në vend. Duke komentuar sot para mediave, kritikat e ekonomistëve rreth masës së paralajmëruar të Qeveris për ulje të tatimit për kompanitë me më shumë përfitime, Mickoski ka shpërfillur mendimet e tyre, duke thënë se,  një pjesë e tyre kanë sjellur shtetin në këtë gjendje. Ai u zotua se do të ketë reforma tatimore, me çka do të tërheqë investime të reja.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“I dëgjiova ekonomistët dhe për shkak të një pjese të atyre ekonomistëve, ne ndodhemi në këtë situatë ku jemi sot. Ne do të bëjmë reforma në sistemin tatimor dhe nuk do të ketë sanksione, të jeni të sigurt në këtë. Maqedonia do të bëhet shteti me politikë tatimore më të ulët në Evropë. Pse është kjo e rëndësishme?! Sepse na nevojiten investime, sepse investimet sjellin teknologji të re, njohuri, hapin vende të reja të punës…”

I pyetur rreth memorandumit të nënshkruar të hënën me grupacionin hungarez të telekomunikimeve 4iG, tha se me këtë memorandum, kompania shpreh interes, por se tenderi do të hapet gjithsesi.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

 “Tender duhet të ketë, por ai memorandum është jo detyrues, me të cilin kompania 4iG shpreh interes, tregon interes se është e interesuar të paraqitet në atë tender, përndryshe, sigurisht që nuk mund të jepet personalisht, normalisht edhe kompani të tjera nëse ka janë kompani që janë të interesuara dhe nëse duan të nënshkruajnë një memorandum të tillë jodetyrues, ai do të nënshkruhet.”

Qeveria dhe grupacioni hungarez i telekomunikimeve  4iG nënshkruajtën të hënën një Memorandum mirëkuptimi  që të përshpejtohet transformimi digjital në vend në pjesën e ekonomisë dhe  infrastrukturës, siç njoftoi Qeveria. Kjo kompani, e cila është e afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, synon që të hyjë në tregun e vendit  si operatori i tretë i telekomunikimeve në vend. 4iG ka partneritet strategjik me prodhuesin kinez “Huaëei” ndërkaq vendi, nga viti 2021 ka ndaluar hyrjen e shfrytëzimin e pajisjeve nga prodhues jo të sigurt, ku bën pjesë edhe kompania kineze.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

 

MARKETING