(VIDEO) Mickoski shpalli sot nismën e re për zhvillimin e komunave

(VIDEO) Mickoski shpalli sot nismën e re për zhvillimin e komunave

Qeveria e VMRO-DPMNE-së e filloi mandatin me masa dhe projekte të reja, deklaroi sot zëdhënsja e VMRO-së, Marija Miteva. Përveç rritjes së pensioneve për 5000 denarë, në javën e parë të mandatit në Parkun Erës në Maqedoninë Lindore është paralajmëruar investim prej 450 milionë euro.

Parku me erë do të shtrihet në territoret e komunave Karbinci, Shtip dhe Radovish dhe do të ndërtohet në vitin 2026.

Në të njëjtën kohë, pritet të prodhojë mbi 1 teravat orë energji elektrike në vit, që është 20% e prodhimit aktual të energjisë elektrike në vend.

Energjia elektrike që do të prodhohet do të jetë e mjaftueshme për të furnizuar më shumë se 100 mijë familje. Zëdhënsja Miteva deklaroi se Parku i Erës do të ndihmojë drejt tranzicionit energjetik si të vendit ashtu edhe të rajonit.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE VMRO-SË

 “Është e rëndësishme të theksohet se ky investim do të krijojë 630 vende të reja pune dhe do të rrisë PBB-në e vendit me 100 milionë euro në vit. Investime të tilla në energji do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Me këtë lloj investimi, qeveria do të sigurojë që të mos ketë rritje të reja të çmimit të energjisë elektrike, që ishte praktikë e zakonshme me qeverinë e SDS-së dhe BDI-së, gjatë së cilës çmimi i energjisë elektrike u rrit për 50%”

 

Miteva ka deklaruar se Qeveria e VMRO-DPMNE-së do të sigurojë që Maqedonia e Veriut të jetë një vend me sektor stabil energjetik dhe prodhim të energjisë elektrike që do të mund të mbulojë nevojat e brendshme /SHENJA/

MARKETING