(VIDEO) Mickoski: Qeveria do të mbështesë investimet, do të luftohet konsumi publik i fryrë artificialisht

(VIDEO) Mickoski: Qeveria do të mbështesë investimet, do të luftohet konsumi publik i fryrë artificialisht

Kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ankesat e qytetarëve për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore tha se politika e kësaj qeverie është të mbështesë investimet, jo të mbështesë konsumin publik të fryrë artificialisht. Ai u kërkoi tregtarëve që t’i ulin sa më shumë çmimet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“I bëj apel tregtarëve që të ulin sa më shumë marzhat. Politika e kësaj qeverie është të mbështesë investimet, jo të mbështesë konsumin publik të fryrë artificialisht, sepse në këtë rast paratë e humbin vlerën. Ajo që kemi bërë në këto dy muaj të qeverisë së re është ndalimi i rënies së lirë, stabilizimi i institucioneve dhe kjo situatë do të zgjasë deri në fillim të vjeshtës. Deri në fund të vitit pres që të arrijmë nivelin zero dhe pastaj të fillojë zhvillimi dhe përparimi”.

Mickoski duke folur për pensionet tha se në seancën e djeshme të Qeverisë kanë kaluar ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, dhe siç theksoi ai rregullimi i pensioneve do të jetë linear dhe jo në përqindje si më parë. “Kështu që fillimisht nga ky shtator do të kemi 2500 denarë rritje, e më pas nga marsi i ardhshëm edhe 2500 denarë” tha Mickoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING