(VIDEO) Mickoski: Prokuroria ta kryejë punën e saj pa porosi politike

Prokuroria ka liri të plotë për të bërë gjithçka që mendon se ka lidhshmëri me zjarrin në diskotekën “Puls”. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me tragjedinë në Koçan, në pyetjen nëse do të ketë sërish zgjerim të hetimeve dhe nëse ka informacione të reja për këtë rast. Ai thotë se është shumë i kujdesshëm kur flet për Koçanin sepse sa më shumë porosi politike jepen, ato mund të ndjehen si presion.
MARKETING
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Unë jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për Koçanin dhe gjithë kohës flas vetëm për një gjë-Prokuroria ka liri të plotë që të bëjë gjithëçka që mendon se ka lidhje me këtë rast. Tekstualisht gjithëçka. Sa më shumë porosi politike jepen, kjo mund të ndjehet si presion, prandaj unë po heshtë. Po duroj gjithëçka, më akuzojnë nga opozita, le të jenë nekrofilë, le të jetë e gjitha mbi kurrizin tim, vetëm Prokuroria ta kryej punën e saj, pa pasur porosi politike”.
Hetimi për zjarrin në diskotekën “Puls” së fundmi është zgjeruar para tre ditësh. Këtë here i përfshirë ishte pronari i agjensionit për siguri, i cili agjension ishte i angazhuar për sigurimin e kabares. Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, gjykata e Koçanit i caktoi Aleksandar Nacev, pronarit të agjencisë “Rubicon Securities”, masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Kurse më 28 maj, hetimi për zjarrin katastrofik u zgjerua për të përfshirë pronarin e objektit i cili ishte shëndërruar në diskotekë dhe i cili pronarit të diskotekës, gjithashtu i akuzuar më herët për këtë rast, ia kishte dhënë objektin me qira.
Më 30 maj, Prokuroria njoftoi se hetimi për zjarrin kishte përfunduar dhe se në të ishin të përfshirë gjithsej 46 persona të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë publike.
Më 16 maj të këtij viti, në diskotekën Puls në Koçan e cila mori flakë, vdiqën 62 persona, ndërsa pothuajse 200 të tjerë u lënduan.
Emine Ismaili /SHENJA/