(VIDEO) Mickoski: Produktet tek ne më shtrenjtë sesa në vendet fqinje

(VIDEO) Mickoski: Produktet tek ne më shtrenjtë sesa në vendet fqinje

Kryeministri Hristijan Mickoski tregoi arsyet se përse e mbështet bojkotin e sotëm të qytetarëve për marktetet. Ai thotë se të njejtat produkte në vendin tonë shiten më shtrenjtë se sa në vendet fqinjë dhe jo vetëm produktet ushqimore por edhe barnat e teknika e bardhë.

 Hristijan Mickoski, kryeministër

“Më duhet ta pranoj se operator të caktuar ekonomik e keqpërdorin pozicionin e tyre në treg. Edhe për mua si qytetar është e palogjikshme që të njejtat produkte në marketet tona të jenë me çmime të njejta ose më të larta se sa tek fqinjët tanë. Gjithashtu të njejtat barna të jenë dy deri tre herë më të larta. Ose teknika e bardhë, nuk mund te ne të jetë 20, 30, 50% më e shtrenjtë se sa në vendet fqinje. Nuk mund unë të qëndroj anash dhe të shikoj. Na duhet të tregojmë mirëkuptim për qytetarët”.

Bojkotin e marketeve e komentoi edhe kryetar i Odës Ekonomike Branko Azeski. Ai thotë se zgjidhja për çmimet e larta është dialogu.

Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike

 “Unë jam paralajmërues i bojkotit, sepse dy vjet nuk kam hyrë në market me shportë, sepse këtë për mua e bën bashkëshortja, por jam maksimalisht i informuar mirë dhe si mbrojtës i kompanive, dua të them se dialogu është dalje nga kjo situatë. Ky problem nuk është prej tani, ky problem është më herët, në relacion mes prodhuesve dhe shitësve”.

Bojkotin e marketeve e kanë mbështetur edhe shumica e partive në pushtet dhe opozitë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING