(VIDEO) Mickoski pranon ndryshime kushtetuese sipas shembullit kroat
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i pyetur se si i komentoni tezat e LSDM-së dhe BDI-së se mund të bëhen ndryshime kushtetuese sipas shembullit të Kroacisë, ku Kushtetuta ka një numërim të gjerë të bashkësive etnike, tha se nëse kjo është formula e suksesit ai është I gatshëm që ta pranojë atë.
HRISTIJAN MICKOSKI
“Nuk e di nëse duan sipas preambulës së kushtetutës së Kroacisë. Nëse vërtetë duan, unë jam I gatshëm që ta nisim procëdurën e ndryshimeve që nesër. Nëse kjo do të ishte formula e suksesit unë jam i gatshëm për këtë ndryshim, le të jetë Maqedonia vend I një populli dhe I minoriteteve, nëse duan që nesër ta hapim preambulën e kushtetutës së Maqedonisë dhe ta bëjmë këtë sipas modelit kroat, por le të mos pendohën pastaj”.
Mickoski theksoi se nëse LSDM dhe BDI dëshiron që të bëhen ndryshimet kushtetuese sipas modelit kroa, VMRO –DPMNE menjehërë I pranon ato ndryshime. Mickosi me dhjetëra herë ka përsëritur se VMRO nuk do t;I mbështesë ndryshimet kushtetuese, ndërsa pushteti është I bindur se ndryshimet kushtetuese do të ndiodhin në kohë, pasi sipas tyre edhe tek opozita maqedonase ka deputetë që janë pro integrimeve. /SHENJA/