(VIDEO) Mickoski: Po të ulnim akcizën e naftës nuk do të përfitonin qytetarët

(VIDEO) Mickoski: Po të ulnim akcizën e naftës nuk do të përfitonin qytetarët

MARKETING

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kursimi ditor i qytetarëve me masën e Qeverisë për derivatet është mbi 200 000 euro, ndërsa në javë pritet të jetë 1,5 milion euro. Ndërkaq, tregoi se përse kanë vendosur të ulin TVSH-në e jo akcizën.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Si vend, kemi taksat më të ulëta për Qeverinë, kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Bosnje Hercegovina e ka dyfish më të madhe se sa te ne, njejtë edhe në Serbi. Kemi bërë analiza dhe marrë parasysh çmimet në bursë për benzinën dhe dizelin, erdhëm në konkludim se nëse do të intervenonim në akciza, ulja e benzinës do ishte 1 denarë, kurse për dizelin 2 denarë për litër. Kjo është arsyeja pse vendosëm për një ndërhyrje më të fuqishme dhe kështu ulen me 6-6.5 dhe 7 denarë për litër”.

Për shkak të çmimeve shumë më të ulëta të derivateve tek ne, thotë Mickoski, konsumi ditor është rritur në 150 000 litra në ditë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Kemi shumë qytetarë nga vendet fqinje që mbushin benzinë në pikat tona të karburantit. Presioni është më i madh në kufijtë perëndimorë, veriorë dhe jugorë. Në perëndim, Ohri, Struga dhe Dibra, në jug, Manastiri dhe Gjevgjelia, në veri, Kumanova. Kemi rritur konsumin me rreth 150 mijë litra në ditë, nëse e krahasojmë këtë me atë që ishte konsumi i zakonshëm në të kaluarën”

Një ditë më parë Qeveria vendosi që të shpallë gjendje krize prej 30 ditëve dhe ta ulë TVSH-në e derivateve prej 18 në 10 për qind.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING