(VIDEO) Mickoski: Po përgatitemi në rast të rritjes së çmimeve

(VIDEO) Mickoski: Po përgatitemi në rast të rritjes së çmimeve

Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është stabile. Kështu njoftoi kryeministri Hirstrijan Mickoski. Megjithatë, ai thotë se si pasojë e luftës, mund të pësojë ekonomia, duke përfshirë ngritjen e çmimit të naftës. E  nëse rritet nafta, të njëjtin ritëm e ndjekin të gjitha çmimet e tjera. Por, për të parandaluar këtë, Mickoski theksoi se po shqyrtojnë opsionet për ulje të akcizës dhe taksave për naftën, në mënyrë që mos të goditen qytetarët.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Mund të kemi sfida ekonomike me kalimin e kohës, kryesisht lidhur me çmimet e energjensave të naftës dhe gazit, më shumë të naftës, pasi nuk kemi një varësi të madhe nga gazi. Sezona e ngrohjes po përfundon dhe industria e Maqedonisë nuk ka zhvilluar një rrjet të madh gazifikimi, por nga industria e naftës mund të ketë presion mbi çmimet. Do të duhet të ketë rritje çmimesh, por bashkë me Ministrinë e Financave po shqyrtojmë mundësitë për të ulur akcizat dhe tatimet për të lehtësuar ndikimin mbi standardin e qytetarëve”.

Ndërkaq, sa i përket qytetarëve të cilët ndodhet në vendet ku po zhvillohet lufta, Mickoski tha se Ministria e Punëve të Jashtme  ka organizuar transport për qytetarët maqedonas që dëshirojnë të kthehen nga vendet e prekura nga konfliktet ushtarake.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Jemi tashmë në fazën përfundimtare. Mendoj se nga sot do të fillojë evakuimi, dhe nga sot jemi plotësisht të angazhuar për të siguruar gjithçka të nevojshme për funksionim normal të institucioneve dhe kthim të sigurt të qytetarëve tanë që duan të kthehen në vend”.

Ai theksoi se nga Bahreini, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është siguruar transport, dhe shpenzimet do të mbulohen nga shteti. I pari i qeverisë  ju bëri thirrje që edhe atyrëve  që ndodhen në Izrael dhe vendet përreth, që siç tha, çdo person që është në rajon ku ka veprime ushtarake duhet të ndjekë njoftimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING