(VIDEO) Mickoski: Përfaqësimi do të bazohet në përgatitjen profesionale dhe jo etnike

(VIDEO) Mickoski: Përfaqësimi do të bazohet në përgatitjen profesionale dhe jo etnike

Pavarësisht shumë kritikave nga opozita për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, kryeministri Hristijan Mickoski dhe zv/kryeministri, Izet Mexhiti, theksojnë se ky ligj do të jetë më i miri dhe më funksionali. Mickoski tha se ligji është për të gjithë qytetarët dhe garanton që përfaqësimi në institucionet publike do të bazohet në përgatitjen profesionale dhe jo në përkatësinë politike apo etnike. Ai bëri të ditur se ligji mund të dërgohet që sot në Komisionin e Venecias për vlerësim, dhe më pas do të procedohet në Kuvend për miratim.

MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Të presim opinionin e Komisionit të Venecias, dhe më pas ligji do t’u dorëzohet të gjithë deputetëve në Kuvend. Ata do të kenë mundësi të propozojnë amendamente. Nëse ka pajtim rreth formës përfundimtare, ligji do të votohet dhe do të hyjë në fuqi. Duam që gjithçka të bëhet siç duhet, pa e kthyer këtë në një çështje politike”

Ndërkaq, zv/kryeministri, Izet Mexhiti, duke drejtuar një sërë akuzash për ish qeverinë,  tha se me këtë, po zgjidhin një çështje, që është dashur të kryhet që nga viti 2003.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINSITËR

“Pra, këto më 2020 në fushatën “Pse jo kryeministri shqiptarë”, me kusht nëse bëhet kryeministri shqiptarë, kanë thënë se çështjen e balancuesit, apo keqpërdorimet që bëhen me balancuesin, do ti zgjidhin me zgjidhje ligjore, nuk e kanë pas guxumin që të thonë me ligj të posaçëm, por me zgjidhje ligjore dhe ne po e bëjmë në këtë qeveri në vitin e parë, pra një çështje që është dashur të mbyllet në vitin 2003 e këndej”.

Kutojmë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të martën ka kaluar në seancë të qeverisë, ndërsa pasi të dërgohet në Komisionin e Venecias, autoritet shtetërore sqarojnë se do të ketë debat publik dhe i njejti do të procedohet në kuvend për miratim.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING