(VIDEO) Mickoski për protestën e studentëve: Grup i ekspertëve po punon për një zgjidhje kushtetuese

(VIDEO) Mickoski për protestën e studentëve: Grup i ekspertëve po punon për një zgjidhje kushtetuese

MARKETING

Një ditë para protestës së paralajmëruar të studentëve, kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje që të mos lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që jeton në shekullin e kaluar. Ndërkaq, i siguroi studentët për zgjidhje të këtij problemi, gjegjësisht se si Qeveri kanë formuar grup të ekspertëve të kushtetutës të cilët po punojnë për një zgjidhje që do të jetë si kushtetuese ashtu edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër  

“Së dyti, që është shumë e rëndësishme të thuhet është se studentët  arsimimin e tyre e kanë formuar në gjuhën e tyre amtare, në këtë rast në gjuhën shqipe. E treta, qeveria e kaluar ka sjellë një ligj, i cili është ligji për gjuhët i cili e dini është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht kundërshtohet në atë pjesë që lidhet me gjyqësorin. E katërta ju e dini se për atë ligj kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias e cila thotë se duhet të braktiset dygjuhësia në gjyqësor, sepse ka sfida dhe këto sfida lidhen me shpesh me sundimin e drejtësisë dhe e pesta ne si Qeveri duke pasur parasysh të gjitha këto kanë formuar grup të ekspertëve të kushtetutës të cilët po punojnë për një zgjidhje që do të jetë si kushtetuese ashtu edhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndërkohë, ai thekson se është hipokrizi që kjo protestë mbështetet nga partia opozitare e cila këtë problem nuk ka arritur ta zgjidh për më shumë se dy dekada.

Hristijan Mickoski, kryeministër   

“Kjo protestë fatkeqësisht po shoh se po mbështetet fuqishëm nga një parti opozitare politike, e cila, nuk e ka zgjidhur këtë problem për më shumë se dy dekada dhe tani është hipokrizi që në këtë mënyrë që komunikoj me opinionin”.

Protestën për provimin e jurisprudencës që të njejtit të mund ta japin në gjuhën shqipe studentët shqiptarë e kanë paralajmëruar për të hënën. Studentët në daljet e tyre publike, kanë bërë thirrje që partitë politike, mos ta përdorin kërkesën e tyre për ta politizuar.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING