(VIDEO) Mickoski për ambasadorët: Nëse keni zgjidhje për gjyqësorin urdhëroni, ju dëgjoj!

(VIDEO) Mickoski për ambasadorët: Nëse keni zgjidhje për gjyqësorin urdhëroni, ju dëgjoj!

Kryeministri Hristijan Mickoski kritikon ambasadorët e jashtëm në vend se po përzihen në punët e brendshme të shtetit. Referuar deklaratave të ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së se nuk duhet të pezullohen Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve, Mickoski porosit që nëse ata kanë një zgjidhje më të mirë, le ta tregojnë dhe se është i gatshëm ta bisedoj me ata, ne mënyrë që siç tha të përmirësohet përqindja e ulët e besimit në gjyqësor.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Tashmë është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Në të njëjtën kohë, po ata thonë se situata me sundimin e ligjit është katastrofale, në të gjitha raportet e tyre thonë se krimi she korrupsioni lulëzon, besimi në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve është 2-3%, është e dukshme që gjërat nuk funksionojnë. Ja ne kemi ofruar zgjidhje. Nëse ata dijnë një zgjidhje më të mirë, le të vijnë dhe ta thonë, jam i gatshëm të bisedojmë”.

Kryeministri kishte vërejtje edhe për humologët e tij bullgar dhe grek, Radev dhe Micotakis, për deklaratat e dhëna pas takimit të tyre të përbashkët, ku kanë thënë se udhëheqja e tanishme e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme dhe se nuk e njohin të drejtën ndërkombëtare.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Unë jam mësuar me nënçmime dhe fyerje, disi gjithë jeta ime ka qenë ashtu, por në fund gjithmonë fitoj. Unë dua që ne si vende ballkanike të ndjekim shembujt e shteteve baltike dhe skandinave. Të ndërtojmë një politikë të mirë fqinjësore. Me nënçmime dhe fyerje, nuk bëhet asgjë. Unë mendova se një sjellje të këtillë e kemi lënë në shekullin e kaluar, kam menduar se tani në shekullin 21 do të bisedojmë se si së bashku do ta rrisim ekonominë tonë, arsimin, turizmin. Unë jam i gatshëm të flas për këtë”.

Mickoski këto komente i bëri nga Gjevgjelia, i cili në vazhdën e shpalosjes së projekteve të tyre, ishte i pranishëm në nisjen e rikonstruimit të një salle sportive.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING