(VIDEO) Mickoski: Pendarovski shkeli kushtetutën gjatë pandemisë

(VIDEO) Mickoski: Pendarovski shkeli kushtetutën gjatë pandemisë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka dashur të komentojë sot akuzat e kirurgit Zhan Mitrev ndaj ish kryeministrit Zoran Zaev dhe ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, aktualisht lider i LSDM-së. Ai tha se pret që prokuroria të merret me këtë rast. Megjithatë, ai ka komentuar vendimet e marra gjatë periudhës së pandemisë. Në këtë drejtim, ai akuzuar presidentin Stevo Pendarovski se gjatë kohës së pandemisë ka shkelur kushtetutën. Sipas tij, ekzistojnë dyshime serioze se, një pjesë e vendimeve që janë marrë nga ana e Pendarovskit gjatë kohës së pandemisë, kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Ne e dinim se çfarë lloj ndërhyrjesh mafioze po ndodhnin, veçanërisht gjatë asaj periudhe kur ishte në fuqi ajo, do të thoja, gjendje e jashtëzakonshme, kur ligji dhe Kushtetuta në Maqedoni ishin të mbisinkronizuara me dekrete me fuqinë e ligjit. Ka shumë dëshmi që flasin për sjelljen e qeverisë gjatë asaj periudhe, e dini, ato dekrete dhe vendime ligjore të Stevo Pendarovskit gjatë asaj periudhe ende qëndrojnë të pamiratuara në Kuvend, duhet t’i shohim ato dhe Kuvendi të deklarohet në periudhën në vijim, pra, a ka ndoshta ndonjë përgjegjësi këtu nga ana e ish-presidentit?”

Akuzat e Mickoskit ndaj Pendarovskit u bënë në kontekstin e pretendimeve të Mitrevit të deklaruara dy ditë më parë në një emision mediatik se, ish-ministri i Shëndetësisë dhe lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, me ndihmën e ish-kryeministrit Zoran Zaev, u përpoq të merrte pronësinë e klinikës private të Zhan Mitrevit përmes shantazheve dhe presionit.

Ndërkaq, Filipçe ka mohuar akuzat dhe paralajmëroi padi për shpifje kundër “porositësit dhe autorit” të shpifjeve. Ai madje tha se, kohëve të fundit, është bërë shënjestër e linçimit nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING