(VIDEO) Mickoski pas takimit me IRI-n: Do ta luftojmë korrupsionin bashkë me sektorin civil

(VIDEO) Mickoski pas takimit me IRI-n: Do ta luftojmë korrupsionin bashkë me sektorin civil

 Kryeministri Hristijan Mickoski u zotua se së bashku me sektorin joqeveritar do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit. Pas takimit me përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar, Mickoski thotë se kanë biseduar për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit dhe luftën kundër këtij niveli të lartë të krimit dhe korrupsionit si dhe për qeverisjen e mirë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Shpresoj se në periudhën që vijon të gjitha këto bisedime të kenë efekt në punën e Qeverisë, të jem më i saktë jam i bindur, sepse nga ana e Qeverisë ka një dëshirë të madhe, por në të njëjtën kohë edhe përkushtim pikërisht ndaj këtyre problemeve që janë akute në Maqedoni si shtet. Më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen time të madhe për Institutin Republikan Ndërkombëtar që e lehtëson këtë proces”

Si Qeveri thekson Mickoski, synojnë të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të ofruar kushte më të mira për jetesë, por edhe standard më të mirë për qytetarët. Së bashku me sektorin joqeveritar shtoi ai, është i bindur se do të bëjnë shumë.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit deklaroi Mickoski duhet të jetë vendimtare, pa e fituar atë luftë nuk mund të ketë një shtet të zhvilluar, nuk mund të ketë kushte më të mira dhe standard më të mirë për qytetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING