(VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare

(VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare

Edhe kreu i opozitës Hristijan Mickoski ishte në Ohër, por jo përshkak të takimeve rreth dialogur Kosovë-serbi, por për të inspektuar aktivitetet ndërtimore në këtë komunë.  I pyetur nëse eventualishtë kanë shpallur  grup  punues për ndryshimet kushtetuese, Mickoski  tha se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës. Ai  gjithashtu tha se nuk është koha kur qeveria mund të negociojë me strukturat politike të shantazhuara.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare nën diktatin bullgar dhe në këto rrethana, nuk do të ketë. Këtë që e bën qeveria është një process që do të përfundojë pa sukses. Në korrik 2022 bënë atë që bënë, duke rikujtuar ‘Prespën’ por I paralajmëruam se tash është kohë tjetër. Nuk është koha kur kishin mundësi të dakordohen me ish-struktura të shantazhuar të VMRO-DPMNE-së, që fatkeqësisht kanë funksionuar në parti. Nuk ka më të tillë”.

 Hristijan Mickoski, ka folur edhe për ndërtimin e Korridorive 8 dhe 10 D, ai deklaroi se partia e tij ka për prioritet ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D por në mënyrë ligjore. Ai tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, tenderi për mbikëqyrje do të shqyrtohet në aspektin ligjor dhe do të ketë përgjegjësi penale.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Nuk pres që Prokuroria Publike do të hap rastin, nuk pres që kjo prokurori dhe kjo Qeveri të veprojë, por ju premtoj se Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret me tenderin për mbikëqyrjen i cili ka për qëllim mbikëqyrjen e projektit dhe hartimin e shkresave mbi bazën e të cilave do të kryhen pagesat për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D”.

Ai tha se VMRO në programin e saj i ka për prioritet këto dy korridore dhe janë në gatishmëri t’i ndihmojnë konzorciumit Bechtel&Enka por në mënyrë ligjore dhe me mbikëqyrje të vërtetë që do t’i ofrojnë kompanisë. Duke komentuar nismën “Ballkani I Hapur”, Mickoski, ka theksuar se kjo iniciativë nuk duhet të jetë zëvendësim për anëtarësimin fuqiplotë në BE.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING