(VIDEO) Mickoski: Nismat dhe sjellja e BDI-së janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin
Parimi fituese me fitues, për të hyrë në sistemin juridik dhe për riorganizim territorial sipas modelit belg, i cili është propozuar nga partia shqiptare në opozitë Bashkimi Demokratik për Integrim, është komentuar nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski. Ai ka thënë se këto nismat dhe sjellje të BDI-së, janë për ta ruajtur pasurinë e tyre të fituar për 20 vite.
I pari i qeverisë për Fokus ka deklaruar se me këtë sjellje siç e ka quajtur ai, të papërgjegjshme, BDI-ja kërcënon imazhin ndëretnik në vend dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet. Mickoski ka thënë se ata do ti marrin të gjitha masat e nevojshme si Qeveri për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë si shtet.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Epo, shikoni, thelbi është të mbroni kapitalin e fituar në këto 22 vite në skenën politike dhe 20 vite në pushtet. Por nuk e përjashtoj mundësinë që grupe dhe struktura të caktuara të manipulohen, pa dashje. Dhe tani ato grupe dhe struktura mund të sfidojnë integritetin territorial dhe sovranitetin, të krijojnë një krizë. Ne si Qeveri kemi për detyrë ta mbrojmë atë dhe të mbrohemi”.
I pyetur se a priten protesta për këto çështje, Mickoski u përgjigj se ka informacione të tilla, por nëse janë paqësore dhe demokratike ai tha se ato janë legjitime.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“E kam ende atë informacion. E kam fjalën për protesta. Për sa kohë që ato janë demokratike dhe paqësore, ato janë legjitime. Nëse bëhen të dhunshëm, atëherë do të them sërish, ne si qeveri kemi të drejtë të mbrojmë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit”.
Ndryshe, BDI ankohet se në zgjedhjet fundit të 8 majit, nuk është respektuar parimi fituesi me fitues dhe të njejtit kanë paralajmëruar se do marrin disa masa, duke mos saktësuar se çfarë hapa do të ndërmarrin.
Samir Mustafa /SHENJA/