(VIDEO) Mickoski: Mos të shqetësohen në BDI, nuk do të ndodh asgjë!

(VIDEO) Mickoski: Mos të shqetësohen në BDI, nuk do të ndodh asgjë!

Të mërkurën nuk do të ndodh asgjë në Gjykatën Kushtetuese. Kështu thotë kryeministri Hristijan Mickoski, për ditën diskutabile për të cilën ka pasur jo pak reagime, ajo kur në seancën e Gjykatës Kushtetuese do të diskutohet për Ligjin e  Gjuhëve. Duke ju referuar BDI-së, Mickoski thotë se edhe ata vet e dinë se nuk do të ndodh asgjë, prandaj po reagojnë në këtë mënyrë që pastaj të dalin të thonë ja nga presioni jonë nuk ndodhi asgjë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Edhe ata e dinë se të mërkurën nuk do të ndodh asgjë. Kur nuk do të ndodh asgjë të mërkurën, sepse dihet cilat janë procedurat e Gjykatës Kushtetuese e kështu me radhë, do të dalin në opinion dhe të thonë ja ne bëmë presion dhe prandaj nuk ndodhi asgjë. Sepse për çfardo që të ndodh, për çkado që të ndodh atje, janë të nevojshme edhe disa hapa për të ardhë deri te një aksion”.

Tema e vetme me të cilën BDI mund të jetë prezent thotë Mickoski është ndarja në baza etnike, prandaj thotë se i trajtojnë vetëm çështjet etnike.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Tani jemi në një situatë kur as ne as askush tjetër nuk mund të intervenojmë te Gjykata Kushtetuese sepse principi ‘ashtu si deri tani’ përfundoi më 8 maj. Tema e vetme që ata mund të jenë prezent në opinion BDI, është që të bëjnë ndarje në baza etnike, i trajtojnë vetëm çështjet etnike sepse nuk mund në mënyrë tjetër të tërheqin vëmendje dhe të tërheqin njerëz që t’i mbështesin”.

Kryeministri thotë ata janë një grup i izoluar prej ish funksionarësh të lartë qeveritar për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerje të krimit të madh që shumë shpejtë nga sot do të filloj të zbardhet ky krim edhe pse ata siç shtoi kanë disa të infiltruar në prokurori dhe gjyqësor.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING