(VIDEO) Mickoski: Më ofruan ryshfet për një tender gjysmë miliardë euro për Korridorin 8

(VIDEO) Mickoski: Më ofruan ryshfet për një tender gjysmë miliardë euro për Korridorin 8

Kryeministri Hristjan Mickoski ka deklaruar se i është ofruar ryshfet për nënshkrimin e tenderit për Korridorin 8, seksioni 3. Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri sot gjatë konferencës së prezantimit të draft agjendën e reformës për periudhën 2024-2027, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse prioritet i qeverisë në periudhën e ardhshme do të jetë vetëm Korridori 10. Ai tha se është dashur ta nënshkruaj këtë dokumentacion të tenderit e cila mbaron më 17 shtator, por se të njëjtën ai nuk e ka pranuar.

HRISTJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Derisa jam kryeministër, nuk mund të vendos nënshkrim në projekt, të shpenzojë gjysmë miliard para të qytetarëve të mi për projekt i cili përfundon në mes të tunelit, në rrugë qorre. Për shkak se isha viktim e tentimit për mitmarrje lidhur me këtë projekt, tregova se në këtë mënyrë asnjëherë nuk do ta pranoj, për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për taksapaguesit e Maqedonisë, por edhe të Europës”

I pyetur a ka prova për këtë dhe se a janë të informuar të gjitha institucionet që duhet, Mickoski theksoi se janë të informuar të gjitha institucionet që duhen dhe se kjo ka ndodhur përmes një kanal komunikimi dhe nuk ka prova. “Por unë kam mjaftë përvojë për të kuptuar se qëllimi i bashkëbiseduesit është ai për të cilin po flas”, theksoi Mickoski.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING