(VIDEO) Mickoski: Marrëveshja e korridoreve hapi një duzinë dilemash për krimin historik

(VIDEO) Mickoski: Marrëveshja e korridoreve hapi një duzinë dilemash për krimin historik

Kjo marrëveshje duhet të ndahet me popollin, me ju mediat, që pastaj të hapni një debat publik dhe të bisedojmë ballë për ballë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE  Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse sipas tij është e pranueshme që vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie ta shohin kontratën që qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e ka nënshkruar me Bechtel-in dhe Enkën. Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar ka shpallur në opinion të paktën 10 dilema, të cilat i konsideron si historikisht kriminale.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Kemi hapur të paktën 10 dilema në periudhën e kaluar që kanë të bëjnë me këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojmë si kriminale historike. Madje do të thosha se sipas ndikimit që kanë këto pjesë problematike të marrëveshjes, janë krim më i madh se koha e tranzicionit, kur praktikisht dhjetëra, qindra bashkëqytetarë tanë humbën punën”.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media tha se dëshiron të rikujtoj opinionin se Aleksandar Nikolloski është përmendur si burim i lajmeve të rreme nga ambasadat dhe është demantuar nga të njëjtat institucione ndërkombëtare. Ajo që dëshiron të bëjë Aleksandar Nikolloski në statusin e tij dhe VMRO-DPMNE-së përmes deklaratave të tij pikërisht për këtë temë është të spinojë një ligj që është plotësisht i qartë, theksoi Kuzeska. Më saktë do t’i referohem Ligjit, që opinioni të mos ketë dyshime, tha ajo.

BOGDANKA KUZESKA ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Ligji për përcaktimin e interesit publik për emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit të infrastrukturës 8 dhe korridorit 10D është miratuar në vitin 2021, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 korrik të po këtij viti, që do të thotë se është i disponueshëm për publikun, si dhe punët në nenin 11, pra në pjesën ku rregullohet angazhimi i punëtorëve nga vendi dhe jashtë, detyrimi për partnerin strategjik për përdorimin e të paktën 51% të burimeve lokale, është shprehur qartë”.

VMRO-DPMNE  vazhdimisht kërkon shpalosjen e marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING