(VIDEO) Mickoski i sygjeron BDI-së t’i kthehet agjendës së gjelbër

Kryeministri Hristijan Mickoski i sugjeron Bashkimit Demokratik për Integrim që t’i kthehet Agjendës së Gjelbërt, sepse duke vrapuar do të ju kthjellohet mendja me ide më kualitative. Ky koment pason pas deklaratës së djeshme të kreut të BDI-së Ali Ahmetit, i cili tha se pozita e shqiptarëve në vend është si para vitit 2001. Mickoski thotë se ata nuk i ndajnë qytetarët në baza etnike, por në sa të ndershëm dhe lojal janë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ne nuk i ndajmë qytetarët, kemi shoqëri multientnike të cilën duhet ta kultivojmë dhe ashtu do të vazhdojmë. Ne i ndajmë qytetarët në ata të ndershëm dhe lojal të cilët i japin vlerë shtesë vendit, respektojnë ligjin dhe kushtetutën, dhe ata që nuk i respektojnë dhe që duhet të përgjigjen para kushtetutës. Nuk ka këtu ndarje etnike apo politike. Këtë e treguam edhe në vepër. Një njeri nga rrethi im më i ngushtë është arrestuar”.
Një përgjigje për Ahmetin e kishte edhe zëvendës kryeministri Izet Mexhiti. Ai tha se Ali Ahmeti nuk ka kredibilitet të flas për përfaqësim moral të shqiptarëve.
Izet Mexhiti, zv/kryeministër
“Edhe pse kjo Qeveri nuk i ka numrat e dy qeverive të kaluara ku qeveria ishte në këmbë të qelqit edhe Kovaçevskit edhe Zaevit. Edhe përkundër kësaj zotri Ahmeti nuk e ka shfrytëzuar këtë për të mriën e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi për avancimin e shqiptarëve, nuk e shfrytëzoi as për projekte kapitale infrastrkturore siç është sot në Tetovë”.
Një ditë më parë Ahmeti, duke deklaruar se nuk është aspak e vërtetë se Taravari kalon në BDI, foli për qeverisjen aktuale dhe zhvillimet në vend. Çështja shqiptare sipas tij është degraduar dhe shqiptarë në Maqedoni janë në situatën e para vitit 2001. Ai shtoi se shqiptarët kanë humbur pozicione shumë të rëndësishme në shtet dhe për këtë theksoi se bashkëqytetarët maqedonas nuk duhet të krenohen për këtë sepse çdo mposhtje e shqiptarëve provokon situata të reja në vend.
Emine Ismaili /SHENJA/