(VIDEO) Mickoski i bën thirrje Grubit që të kthehet për tu përballur me drejtësinë

(VIDEO) Mickoski i bën thirrje Grubit që të kthehet për tu përballur me drejtësinë

I pyetur për lokacionin e ish zëvendës kryeministri të arratisur Artan Grubit, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk dëshiron të spekuloj nëse është në Shqipëri ose diku tjetër, por vetëm i bënë thirrje që të kthehet dhe të vërtetoj fajësinë ose pafajsinë e tij.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nuk do doja të spekuloj. Por, i bëjë thirrje të gjithë atyre të arratisurve nga drejtësia që të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe provat para autoriteteve në mënyrë që të nxjerrim një përfundim nëse ata janë fajtorë për atë cilët ekziston dyshim i bazuar. Nuk mundem  të zbuloj asnjë detaj që lidhet me të arratisurit nga drejtësia”.

Ish zëvendës kryeministri Artan Grubi, së bashku me ish drejtorin e “Llotarisë Shtetërore” Përparim Bajramin, kërkohen me fletëarrest ndërkombëtarë përshkak të dyshimeve për keqpërdorimeve në Lotarinë Shtetërore në vlerë prej mbi 8 milion euro. Më pas Prokuroria Themelore, i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh, masë kjo që do të aktivizohet sapo të jenë të qasshëm për organet e rendit.

Grubi është vendosur edhe në Listën e Zezë të Departanentit Amerikan të Shtetit më 9 dhjetor së bashku me gjykatësin e Apelit Enver Bexhetin përshkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

 

MARKETING