(VIDEO) Mickoski: Grupet e nëntokës të LSDM-së dhe BDI-së bëjnë presion mbi deputetët

(VIDEO) Mickoski: Grupet e nëntokës të LSDM-së dhe BDI-së bëjnë presion mbi deputetët

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka akuzuar se LSDM dhe BDI bëjnë presion ngaj deputetëve që duan zgjedhje të parakohshme. Mickoski theksoi se ato grupe kriminale që janë pjesë e nëntokës së vendit dhe që kontrollohen nga lidershipi i lartë i LSDM-së dhe BDI-së, tashmë kanë filluar të ushtrojnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët duan të organizojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË

 “Epo, nuk mendoj se në Kuvend do të kishte një person racional, i cili dëshiron të mirën Maqedonisë, por nuk dëshiron zgjedhje. Por ato grupe gjysmëkriminale, të cilat kryesia e lartë e LSDM-së dhe BDI-së i kontrollon dhe janë pjesë e nëntokës së vendit, tashmë kanë filluar të bëjnë presion mbi ata deputetë”.

Përkundër presioneve që kanë filluar të ushtrohen ndaj tyre, Mickoski shprehu bindjen se këta deputetë, të cilët mbi të gjitha urojnë mbarësi për vendin, do t’i bëjnë ballë presioneve të strukturave kriminale dhe do t’i qëndrojnë besnik asaj që kanë thënë, sepse lufta për Maqedoninë është e paçmuar.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

 

MARKETING