(VIDEO) Mickoski: Greqia nuk po e zbaton “Marrëveshjen e Prespës”

(VIDEO) Mickoski: Greqia nuk po e zbaton “Marrëveshjen e Prespës”

Kryeministri, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Al Xhezira tha se pavarërisht bindjes personale që ka ai për emrin e ri kushtetues të vendit, tashmë po respektohet Marrëveshja e Prespës dhe çdo komunikim po bëhet me shtojcën Maqedonia e Veriut. Ai thotë se nuk është I kënaqur me Marrëveshjen e Prespës, por respekton gjithçka që përmban marrëveshja. Sipas tuij Greqia është ajo që nuk e respekton Marrëveshje e Prespës.  Kryeministri Mickoski theksoi se nëse analizohet mirë Marrëveshja e Prespës do të vërehet se pala maqedonase ka bërë shumë më tepër se ajo të cilën e përmban marrëveshja, duke theksuar se sjellja e Greqisë nuk ka pjekuri sepse përveç asaj deklaratives nuk jep mbështetje thelbësore për integrimin e Maqedonisë brenda institucioneve euroatlantike.

 

HRISTIJAN MICKOSKI

 “Pres marrëdhënie të mira fqinjësore me fqinjin tonë jugor. Kjo lloj marrëdhënieje nuk është i pjekur. Mendoj se nëse marrëveshja  analizohet dhe lexohet siç duhet, do të vërehet se kemi bërë shumë më tepër se sa jemi të detyruar. Jo vetëm me marrëveshjen e Prespës por edhe me gantogramin e aktiviteteve për zbatimin e saj. Po e përsëris atë se pyetja e vërtetë është se çfarë ka bërë fqinji ynë në jug . E përmendët mbështetjen nga ana e Greqisë për integrimin e Maqedonisë në institucionet euroatlantike, përveç deklaratives, mbështetje thelbësore as nuk kam parë, e as qytetarët në vendin tonë kanë ndjerë diçka të tillë, e mos të flas për retorikën ofenduese Skopjanos, Skopja, e mos të flasim për mosmiratimin e memorandumeve brenda Kuvendit në pesë vitet e fundit”.

Kryeministri Mickoski përkujtoi se gjatë shtatë viteve të fundit qytetarët kanë qenë viktima të sjelljeve nënshtruese nga pushteti i kaluar, për të cilin, siç tha ai, nuk kanë bërë asgjë të mirë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

HRISTIJAN MICKOSKI

“Ja nëse tani jam unë problemi, çfarë ka ndodhur në pesë vitet e fundit. Qytetarët e Maqedonisë dhe vetë shteti, për fat të keq, janë viktima të sjelljeve nënshtruese gjatë shtatë viteve të fundit të qeverisjes së kaluar, e cila nuk bëri absolutisht asgjë të mirë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për më tepër, qëndrimi abuziv i një pjese të madhe të fqinjëve tanë ndaj Maqedonisë, ndaj popullit maqedonas, fjalë për fjalë nuk solli asgjë të mirë për të ardhmen e qytetarëve. Dhe ajo që është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe dua të përmend se prisja pak më shumë nga fqinji ynë jugor se si duhet të funksionojë kjo rrugë dykahëshe”.

 

Kryeministri Mickoski është decid dhe ka deklaruar se kjo qeveri nuk do të përkulë kurrizin, nuk do të lejojë poshtërim, por do të ndërtojë marrëdhënie parimore të bazuara në rrugë të dyanshme, marrëdhënie të mira fqinjësore, ura dhe zgjidhje të problemeve të brendshme, sepse kjo është ajo të cilën qytetarët e presin nga kjo Qeveri. /SHENJA/

MARKETING