(VIDEO) Mickoski fton në takim kryeministrin e ri bullgar, Rumen Radev

(VIDEO) Mickoski fton në takim kryeministrin e ri bullgar, Rumen Radev

 

Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje për takim kryeministrit të sapozgjedhur të Bullgarisë Rumen Radev. Por, thotë se nuk pret përmirësim të shpejtë të raporteve mes dy vendeve, duke shtuar se fajin për këtë e ka opozita e vendit tonë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Kur Radev fitoi, e telefonova të nesërmen në mëngjes, e përgëzova dhe i urova marrëdhënie të mira fqinjësore. Shpresoj që me këtë qeveri të jemi në gjendje të diskutojmë temat që duhet të diskutojmë. Nuk shoh asnjë arsye pse të mos e ftoj në një takim, kështu që po e ftoj”.

Mickoski theksoi se nuk ka thënë se ka përkeqësim, por se nuk pret përmirësim dhe se nuk është shumë optimist për përparimin në negociata. Mickoski akuzoi opozitën se po shet interesat kombëtare.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Për sa kohë që ka mace nga LSDM që gjunjëzohen dhe shesin interesat kombëtare maqedonase, nuk pres përmirësim. Në vend që të qëndrojnë me ne dhe të luftojnë për interesat kombëtare maqedonase, këta mace vendosën të gjunjëzohen atje për hir të të verdhëve”.

Pasi parlamenti bullgar e votoi Qeverinë e re me në krye kryeministrin Radev, LSDM-ja opozitare e uroi duke shprehur pritshmëri që Qeveria e re në Sofje do të ndryshoj qasjen konstruktive në raportet me RMV-në. Ndërkohë, në urim edhe lideri i LSDM-së Venko Filipçe dërgoi kritika drejtë pushtetit, duke thënë se rruga eurointegruese e vendit është bllokuar nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING