(VIDEO) Mickoski: Disa shtet heshtën kur përbuzej shtetësia dhe identiteti maqedonas

(VIDEO) Mickoski: Disa shtet heshtën kur përbuzej shtetësia dhe identiteti maqedonas

Duke komentuar arrestimin e dhe shkeljen eventuale të të drejtave ndërkombëtare po edhe reagimin e heshtjen e disa prej shteteve të Bashkimit Europian, kryeministri Hristian Mickoski ka thënë se shqetësuese për të është se të njëjtat vende kanë heshtur kur padrejtësitë dhe e drejta ndërkombëtare shkеlej kur bëhej fjalë për Maqedoninë dhe popullin e saj.

Sipas kryeministrit, aso kohe askush nuk dëshironte të dëgjonte, për më tepër askush prej tyre as nuk reagonte.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Askush prej tyre aso kohe nuk fliste dhe nuk e komentonte këtë gjë. Si mundet tash menjëherë të gjithë ata flasin nëse ishte sipas të drejtës ndërkombëtare ose nuk ishte sipas rregullave dhe të drejtës ndërkombëtare. Duke pasur parasysh se njoh numër të madhë të atyre që komentojnë, duke mos qenë ekspertë të çështjes ndërkombëtare. Komentin e tillë do ua lija ekspertëve të çështjes ndërkombëtare, por ta dini se në jetë nëse njëherë bëni përjashtim e njëjta më pas kthehet në praktikë dhe është çështje kohësh kur e njëjta praktikë do t’u bjerë mbi shpinë”

Mickoski theksoi se ka shembuj konkret të shkeljes të së drejtës ndërkombëtare nga e kaluara, veçanërisht në proceset që lidhen me ndryshimin e simboleve shtetërore dhe identitetit kushtetues të vendit.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Një praktikë e tillë u shënua në momentin kur u ndryshua flamuri i shtetit tonë për të qenë anëtarë të plotëfuqishëm të NATO-s, kur u ndryshua kushtetuta, kur u ndryshua emri kushtetues, kur njerëzit gënjeheshin se në afat prej 3 ose 4 vitesh do të behemi anëtarë të BE-së. Këto janë shembuj dhe praktika konkrete dhe të vërteta. E për këtë që po flisni ju, për arrestimin, ne si Qeveri jemi dhe qëndrojmë pas argumenteve të partnerit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Ndërkohë, përveç kryeministrit, edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë kanë shprehur mbështetje për qëndrimin e SHBA-ve lidhur me situatën në Venezuelë. Me qëndrim zyrtar dhe mbështetje të hapur në krah të SHBA-ve ka dalë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING