(VIDEO) Mickoski: Deri në shkurt pritet zgjidhja përfundimtare për transportuesit

(VIDEO) Mickoski: Deri në shkurt pritet zgjidhja përfundimtare për transportuesit

Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi zgjidhje deri në shkurt për transportuesit dhe pret rezultat pozitiv. Ai thotë se ky problem me transportuesit është një nga shumë problemet e trashëguara nga më parë. Pra, sipas tij, ka probleme vazhdimisht, por thotë se ai duhet të kapërcehet dhe mendon se zgjidhja është përafërsisht nën kontroll dhe se është në pritje që të përfundojë brenda muajit të ardhshëm, saktësisht në shkurt. I pyetur nëse duhet të kemi frikë për ekonominë, ai tha se nuk ka arsye për shqetësim dhe se ekonomia është e qëndrueshme.

Hristian Mickoski, Kryeministër

“Deklarata e zëvendëskryeministrit ishte më shumë në drejtimin se kalimet kufitare do të bllokohen dhe nuk do të ketë shkëmbim tregtar midis vendeve. Kjo do të kishte më shumë implikime për fqinjin tonë jugor. Ju e dini që qeveria në Kroaci reagoi gjithashtu. Përndryshe, qytetarët dhe bizneset nuk duhet të shqetësohen. Ne arritëm të sigurojmë në tregun ndërkombëtar fonde të mjaftueshme për të shlyer borxhet e qeverisë së mëparshme dhe me pjesën tjetër të kemi fonde të mjaftueshme për zhvillim dhe që ekonomia maqedonase të jetë përsëri një nga të parat në rajon dhe në pesë të parat në Evropë. Pra, ekonomia vazhdon të rritet dhe pres që, përveç rekordeve që patëm në gjysmën e dytë, 2024 dhe 2025, ky trend të vazhdojë edhe në vitin 2026”.

Ndërkaq në ngjarjen e sotme  të organizuar nga Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri – Erasmus+, në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi” Mickoski në fjalimin e tij tha se përmes Erasmus+, se shteti ynë kontribuon aktivisht në zhvillimin e arsimit, politikave rinore dhe mësimit joformal, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar, dialogun ndërkulturor dhe avancimin e njohurive dhe shkathtësive të të rinjve

Implementimi i Ligjit për Pjesëmarrjen Rinore do të thotë mundësi të definuara qartë për të rinjtë: si     pjesëmarrje në vendimmarrje, qasje në informacione cilësore, mbështetje për zhvillim personal dhe profesional. Me këtë, Mickoski thotë se të rinjtë nuk shihen vetëm si shfrytëzues të politikave, por si faktorë aktivë në shoqëri.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING