(VIDEO) MF: Është shlyer euroobligacioni i emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove

(VIDEO) MF: Është shlyer euroobligacioni i emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove

Qeveria po i ngarkon qytetarët me 200 milionë euro borxhe të reja. Kështu akuzojnë nga partia opozitare LSDM, duke shtuar se siç thonë, krahas kredisë prej 500 milionë eurosh nga Hungaria, për të cilën tashmë janë grumbulluar kamata dhe nuk janë realizuar paratë, qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE po marrin hua intensivisht nga të gjitha anët.

LSDM

Qeveria ka ngarkuar qytetarët me mbi 200 milionë euro borxhe të reja në vetëm pak muaj. Vetëm dhjetë ditë më parë, qeveria mori 128 milionë euro hua nëpërmjet bonove dhe obligacioneve të thesarit. Më parë, në fund të tetorit 2024, qeveria mori një tjetër borxh të madh prej 73.7 milionë eurosh nga kreditorët vendas. Janë 700 milionë euro borxh i ri i krijuar nga VMRO-DPMNE në vetëm 6 muaj. Qeveria po rrit jashtëzakonisht shumë borxhin publik dhe po e shtyn shtetin në skllavëri borxhi”.

Ndërkaq, nga Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska , theksoi se dikasteri që drejton ajo, ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove.

GORDANA DIMITRIESKA-KOÇOSKA,MINISTRIA E FINANCAVE

Sot shlyem në tërësi euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove, i cili u maturua për pagesë më 18 janar 2025. Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë me politikat e servisimit të rregullt dhe në kohë të detyrimeve dhe sigurimin e mjeteve me kushte më të favorshme”.

Koçoska tha se në vitin 2025 kanë filluar me financat publike stabile dhe likuide që do të sigurojnë servisim të rregullt dhe në kohë të detyrimeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING