(VIDEO) Mexhiti: Trikafta arriti në klinikën e fëmijëve, e përmbushëm premtimin

(VIDEO) Mexhiti: Trikafta arriti në klinikën e fëmijëve, e përmbushëm premtimin

Ka mbërritur ilaçi shumë i kërkuar Trikafta për pacientët me fibrozë cistike dhe i njejti tani më ndodhet  në Klinikën e Fëmijëve. Kështu sot informoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili mbajti një konferencë për media, Qeveri, së bashku me prof. dr. Stojka Fushtiç, e cila është edhe drejtore në klinikë dhe kryetarin e Asociacionit me Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar. Mexhiti tha se për shkak të procedurave burokratike që krijuan panikë tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ilaçi Trikafta tashmë ndodhet në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Me 100 milionë denarë është marrë terapia për muajt në vijim. Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështu që pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme”.

Shtatë pacientë me fibrozë cistike nga 55 gjithsej të vendosur në listën e pritjes mund të fillojnë të marrin ilaçin Trikfta nga e hëna. Gradualisht, pjesa tjetër e listës do të përfshihet në terapi. Kufiri i moshës për fillimin e terapisë, drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Stojka Naceva-Fustiç, thotë se është 12 vjet, por lejohen përjashtime nëse nevoja për barna përcaktohet për moshat më të vogla se 12 vjet.

STOJKA NAÇEVA, FUSTIÇ, DREJTORESHË E KLINIKËS

“Duke përfshirë pacientë të rinj, terapia mund të fillojë tashmë të hënën. Ilaçi është në dispozicion në klinikë. Dinamika do të jetë shtatë pacientë në dhjetë ditë sepse sipas listës së përgatitur nga ekipi i ekspertëve, në të cilën janë vlerësuar pacientët dhe janë përcaktuar prioritetet për fillimin e terapisë. Ilaçi në vendin tonë për momentin është i dedikuar për pacientët mbi 12 vjeç dhe ka vende në të cilat jepet nga mosha dyvjeçare”.

Kjo është një ditë shumë e madhe për ne. Ne kemi ëndërruar gjithë këto muaj e vite më parë, që kur zbuluam se ilaçi është një shpëtim për ne pacientët. Kështu u shpreh kryetari i Asociacionit me Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar.

FIKI GASPAR, KRYETAR I ASOCIACIONIT ME FIBROZË CISTIKE

“Për një periudhë të shkurtër në vitin 2024 dhe 2025 do të ofrohet terapi për të gjithë pacientët mbi 12 vjeç që kanë nevojë për këtë ilaç. Ne do të vazhdojmë me ndryshime dhe do të përfshijmë më të rinjt. Pas këtij informacioni, një numër i madh i prindërve dhe pacientëve do të jenë të qetë dhe do ta dinë se nuk duhet të kenë frikë për jetën e fëmijëve të tyre dhe veten e tyre”.

Ndërkaq, ministri Fatmir Mexhiti sqaroi se me 100 milionë denarë është marrë terapia për muajt në vijim. Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështu që pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme. Sipas tij, ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencioni Evropian i Mjekësisë. Ajo që është shumë e rëndësishme, efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING