(VIDEO) Mexhiti: Qytetarët po e humbin besimin për procesin gjyqësor në onkologji

(VIDEO) Mexhiti: Qytetarët po e humbin besimin për procesin gjyqësor në onkologji

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti edhe njëherë bëri thirrje që Prokuroria të ketë epilog për rastin e Onkologjisë dhe të dëshmojnë të kundërtën e asaj që sistemi gjyqësor në vend, nuk funksionon.

Fatmir Mexhiti, Ministri i Shëndetësisë

“Edhe njëherë ju bëjë thirrje, unë dhe zëvendësja jemi më kompetentët, Prokuroria është koha e fundit, por edhe ata vetë ta largojnë atë rëndësi që e kanë mbi vete, se sistemi gjyqsor nuk funksionin në shtet, le të urdhërojnë zotërinjtë dhe të të dalin me përgjigje konkrete dhe të dihet njëherë e përgjithmonë se kush është fajtorë”.

Përndryshe, më herët, Prokuroria Publike reagoi duke thënë se ata po zhvillojnë procedurë para hetimore dhe nuk veprojnë sipas kërkesave të personave të tjerë, informacioni ndahet vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën, shtuan ata më tej, pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Fatmit Mexhiti, se është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin e Klinikës së Onkologjisë.

Skandalin e zbuloi rrjeti i gazetarëve hulumtues të IRL-së. Sipas investigimeve të tyre,  punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shisnin barna pacientëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING