(VIDEO) Mexhiti premton modernizim të rrjetit nëntokësor

(VIDEO) Mexhiti premton modernizim të rrjetit nëntokësor

 

Në lagjen Sahat Kullë të Çairit po investohet me mbi 1 milion euro per infrastrukturën nëntokësore”- thotë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, nga ku shton që ky projekt i financuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Komuna e Çairit synon zëvendësimin e gypave të azbesit, të cilët siç tha ai, paraqesin rrezik shëndetësor, si dhe sipas tij me anë të këtij projekti pritet modernizimi i të gjithë rrjetit nëntokësor.

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër

Në këto rrugë dhe rrugica investohet për infrasturkturë nëntokësore nga ministria e ekologjisë, nëpërmjet të komunës së Çairit. Tërësisht pra, infrastruktura nëntokësore e cila është e rëndësishme për shkak se janë gypat e fundit të azbesit në komunën e Çairit, pra janë të rëndësishëm në aspekt shëndetësor, sepse gypat janë edhe kancerogjen, \Po punohet intensivisht në disa pika, dmth në këtë lagje dhe besoj që së shpejti do të jenë në funksion për ta përmbyllë infrastrukturën nëntokësore në lagjen e Sahat Kullës, pra që përfshin disa rreth xhamisë së Isa Begut disa rreth Xhamisë së Sulltan Muratit”.

Ndërkaq, Mexhiti shton se ajo që është më e rëndësishme, kjo pjesë lidhet edhe me Çarshinë e vjetër ndaj dhe sipas tij pritet që investimi të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe në ringjalljen e Çarshisë së Vjetër, një zonë me dhjetëra hotele dhe e rëndësishme për turizmin në Shkup. Kryesisht, investim që do të jetë në funksion edhe për pranimin e turistëve që vijnë nga vende të ndryshme.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING