(VIDEO) Mexhiti: Opozita shqiptare ka shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë

(VIDEO) Mexhiti: Opozita shqiptare ka shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë

Izet Mexhiti nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, gjatë presskonferencës së sotme, bëri të ditur se ata po vazhdojnë fushatën e tyre në terren, me kontaktet e drejtëpërdrejta dhe me qytetarët. Ai theksoi se ata po elaborojnë platformën e tyre dhe se bashkëbisedojnë për problemet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre.

Mexhiti theksoi që ata si opozitë kanë shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë. Ai deklaroi se i kanë evidentuar keqprdorimet e pushtetarëve dhe se do të procesohen në gjyq.

Izet Mexhiti, VLEN  

“Ne e dimë që ata janë nervoz janë në panikë provokojnë dhe vetëm incidentet apo provokimet janë ato të cilat duan ta defokusojnë apo t’i ikin humbjes. Me raste konkrete kur të dielën erdhën për të provokuar para shtabit, VLEN-it tek sheshi Skënderbe. Ne si opozitë i ikëm incidentit, e anuluam, shkuam në Gostivar që e caktuam të nesërmen. Erdhën provokuan para komunës së Çairit me video postime kërcënuese me nënçmime, mirëpo për ne shumë me rëndësi është që procesi zgjedhor të jetë i qetë që qytetarët të jenë të motivuar të dalin dhe të votojnë dhe mesiguri ta dënojnë këtë qeverisje të keqe”.

Mexhiti thekson se ata kërkojnë votën e qytetarit për t’ua bë më mirë qytetarëve dhe jo për të krijuar incidente dhe vështirësi.  Qëndrimi i tyre është se do të jenë pjesë e qeverisë, ku sipas Mexhitit, një qeveri e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, thekson se do të jenë faktorë që do të kontribojnë në këtë drejtim, por se për momentin janë të fokusuar që të jenë në kontakt me votuesin dhe se këto do të jenë tema të cilat do të bëhen kur të ulen të bisedojnë programin e qeverisë. /SHENJA/

MARKETING