(VIDEO) Mexhiti: Mos e djegim jorganin për disa pleshta
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri nga anëtarët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti tha se e mbështet kryetarin e partisë, Ali Ahmetin por e porositi atë që të mos e djegë jorganin për disa pleshta. Mexhiti bashkë me deputetin e zonës, anëtarët e kryesisë së ngushtë dhe organeve të BDI, Kastriot Rexhepi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi ishin në Studeniçan ku u takuan me simpatizantë të partisë dhe biseduan rreth situatës politike.
IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BDI-SË
Mesazhet e mia ishin të qarta:
– Realizimi dhe efikasiteti i ekzekutivit tonë në Qeveri është nën 2%.
– Mbështesim drejtimin euro-atlantik të Qeverisë, jo vetëm me deklarata por edhe me vepra konkrete, siç ishte mbështetja në raste kritike, përfshirë dhe kontributin e çmuar të Kastriot Rexhepit.
– Kërkojmë përgjegjësi nga ekzekutivi për mos-efikasitetin e tyre.
– Kërkojmë reflektim brenda organeve të partisë, që të korrigjohemi deri sa nuk na ka korrigjuar sovrani.
– Jemi të palëkundur në mbështetje të liderit tonë Ali Ahmeti, por porosisim që “mos të digjet jorgani për disa pleshta”.
“Grupi i zjarrit” ka rezerva për punën dhe funksionimin e partisë, veçanërisht Artan Grubit, por edhe Bujar Osmanit. Për këtë arsyemuaj më parë atai derguan një kletër të hapur kreut të partisë, ali Ahmetit. “Grupi I zjarrit” ka paralajmëruar se takimet me qytetarët do të vazhdojnë. /SHENJA/