(VIDEO) Mexhiti: Mbështetje me 227 milionë denarë për 43 projekte në 33 komuna

(VIDEO) Mexhiti: Mbështetje me 227 milionë denarë për 43 projekte në 33 komuna

Do dë ndahen 227 milionë denarë për 33 komuna për 44 projekte nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kështu njoftoi sot i pari i kësaj ministrie, Izet Mexhiti.  Ai sqaroi se ato do të financohen nga programi investues i Ministrisë së Ekologjisë, ndërsa tha se bëhet fjalë për projekte lidhur me rrjetet e kanalizimit, ujësjellësin, rrjetet atmosferike dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

IZET MEXHITI,MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR

 “33 komuna, pothuajse gjysma e komunave kanë përfituar projekte drejtpërdrejt, d.mth  këto nuk kanë të bëjnë as me kredinë hungareze, as me fondet tjera, është fond i posaçëm i mjedisit jetësor, që kontribuon për mjedis më të mirë, për standard më të mirë të qytetarëve. Ndahen 227 milionë denarë për 44 projekte.”

Mexhiti tha se  ndarja e mjetëve nuk  është bërë në mënyrë të ndarjeve partiake apo etnike, por siç tha e njejta është bërë në mënyrë proporcionale.

Ndërkaq, të gjithë kryetarët e komunave të cilët kanë siguruar mjete nga këto projekte së bashku me Mexhitit  nënshkruajtën  marrveshjen për realizimin e projekteve përkatëse.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING