(VIDEO) Mexhiti: Lufta kundër korrupsionit do jetë e pakompromis por jo revanshiste
Aksionet policore të dielën mbrëma dhe kolanat e gjata në Bllacë kanë lidhshmëri me njëra tjetrën. Këtë e konfirmon zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, por nuk deshi të komentoj më shumë për bastisjen në shtëpinë e ish zëvendës kryeminisrit Artan Grubit dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Tha se kjo është punë e institucioneve kompetente. Mexhiti shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka punuar në kundërshtim me të do të përgjigjet.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“Mendoj se ka lidhshmëri mes kolonës së mbrëmshme në Bllacë dhe aksioneve policore. Sipas informatave që jep MPB edhe njëherë e potencoj që lufta kundër korrupsionit do jetë e pakompromis por jo revanshiste, jo monoetnike, jo para fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse nuk kemi nevojë të bëjmë filma por thjeshtë procedurat të shkojnë deri në fund për secilin që e ka thyer ligjin dhe askush nuk është mbi ligjin”.
Ndërkaq, për futjen e Grubit në listën e zezë amerikane, njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se BDI është me numër rekord që ka njerëz në listën e zezë. Kjo është më shumë siç u shpreh ai, porosi për Ali Ahmetin.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Fatkeqësisht, arsyeja pse është vendosur në listën e zezë është skandaloze, dmth është munduar që të ndihmon në procesin gjyqsor për ta shpëtuar një njeri që ka skandale rreth vetes, Sasho Mijallkovin, një nejri që ka punuar kundër shqiptarëve si askush tjetër në këto 50 vitet e fundit”.
Edhe nga VLEN thonë se përpëlitjet e Grubit për të qëndruar në skenën politike, tani janë në drejtim të Universitetin e Tetovës.
Fatmir Sabriu, VLEN
“Pas fundosjes së Artan Grubit dhe BDI-së duke kaluar në parti non grata, përpëlitjet e Grubit për të qëndruar në skenën publike, janë në drejtim të Universitetit të Tetovës, universitetit që ka histori dhe pesh të rëndësishme për shqiptarët e këtij vendi”.
Si pasoj e aksionit policorë shumë qytetarët natën e mbrëmshme janë detyruar që të presin kolona të gjata disa orëshe në kufirin Maqedoni-Kosovë, si dhe në hyrje dhe dalje të fshatit Haraçinë.
Emine Ismaili /SHENJA/