(VIDEO) Mexhiti i vetëm nis sot procedurën për formimin e lëvizjes së re
Nga të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, për të vazhduar më pas si fraksion brenda Bashkimit Demorkatik për Integrim, tash me parti të re. Edhe pse ende nuk e kanë vendosur për emrin e levizjes së re, ish-nënkryetari i BDI-së dhe njëri ndër anëtarët kryesorë të “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, e ka konfirmuar se prej sot ka nisur procedurën për formim subjekti të ri politik.
IZET MEXHITI, ISH NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”.
Të premten, për televizioni shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti klasike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë efekt më të madh për shqiptarët.
Ndërkaq, kjo iniciativë e Izet Mexhitit, për të formuar parti të re, nuk përkrahet nga Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta, të cilët kanë vendosur që të mbeten si pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke cekur se ata janë për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti.
Samir Mustafa /SHENJA/