(VIDEO) Mexhiti e quan Grubin uzurpatorë të BDI-së

(VIDEO) Mexhiti e quan Grubin uzurpatorë të BDI-së

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti,  e sfidojë publikisht, zv.kryeministrin e parë dhe njiherit edhe bashkë partiakun e tij, Artan Grubin.  Mexhiti tha  se Grubi e ka uzurpuar BDI-në dhe e kas keqpërdorur atë.  Ai i bëri thirrje  Grubit që të ofrojë  dorëheqje,  pasi sipas tij, ai po fshehet pas figurës së Ali Ahmetit.

IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“ Ofro dorëheqjen sot dhe mos e kthe këtë betejë në betejë për përçarjen e BDI-së. Po të sfidojë publikisht: Boll u fshehe pas figurës së Ali Ahmetit. Urdhëro dhe bëj betejat e tuaja personalisht dhe dëshmoje autoritetin tënd në strukturë nëse e ke. Boll e keqpërdore partinë për të shëruar komplekset e tua. Urdhëro dil përballë sfidës dhe trego cili je në të vërtet”.

Akuza të njejta për Artan Grubin, ka bërë edhe Sekretari organizativ i BDI-së,  Blerim Bexheti,  ai madje të  njejtin e quajti edhe uzurpatorë të partisë.

BLERIM BEXHETI-SEKRATAR ORGANIZATIV I BDI

“Ne jemi përpjekur që mosmarrëveshjet, dallimet, të mbeten brenda mureve të BDI-së, por gati ishte e pamundur dhe ne ishim të detyruar që të reagojmë publikisht duke parë se si e devijon politikbërjen në BDI ky ekzekutiv dhe jo rastësisht filloi të tingëllojë një fjali nëpër shumë vend – si uzurpatorë të BDI-së”.

Në ndërkohë, përveç “Grupit të Zjarrit”,  që mbajti takim në Teatrin Kombëtar të Shkupit, takime me qytetarët në rajonin e Pollogut, ka mbajtur edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, me në krye me Ali Ahmetin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING