(VIDEO) Mexhiti dhe Ganiu në terren: Qeveria ndihmon komunat!

Rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal e atmosferik e ktheu lagjeve të Çairit Izet Mexhitin, kësaj radhe jo në cilësinë e kryetarit por në cilësinë e zëvendës kryeministrit. Mexhiti përsëri akuzoi ish funksionarët e qeverisë së kaluar të cilët sipas tij edhe pse ishin nga Çairi, nuk lëshuan asnjë qindarkë për Komunën e Çairit. Tha se për 10 muaj sa VLEN është në qeveri, Komuna e Çairit ka marrë afër 11 milion euro grante.
MARKETING
IZET MEXHITI – ZËVENDËS KRYEMINISTËR
“Vetëm me këtë thirrje, vitin e kaluar Çairi ka përfituar 3 milion euro nga qeveria kurse këtu duhet t’i shtojmë edhe 8 milion euro projekte të cilat janë fituar në fillim të këtij viti. Pra për 10 muaj qeverisje I kemi ndarë Komunës së Çairit mbi 11 milionë euro grante nga zero denarë të ndara nga qeveria e kaluar në vitin 2022, 2023 dhe gjysmën e parë të vitit 2024 deri në rënijen e qeverisë së korruptuar me funskionarë të listës së zezë amerikane”.
Kryetari i Çairit Visar Ganiu ka thënë se ky projekt është përgjigje direkte ndaj nevojave të qytetarëve të kësaj ane. Tha se do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe nëpër të gjithë rrugët e rrugicat e Çairit.
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Në total do të ndërhyhet në 16-të segmente të ndryshme, duke përfshirë rrugë dhe rrugica si ‘Halim Halimi’, ‘Luigj Gurakuqi’, ‘Imri Elezi’, ‘Elena Gjika’, ‘Ali Shefqet Shkupi’, ‘Gjorgji Tomovski’, ‘Ferid Zairi’, ‘Vllezërit Rexhepagiç’, ‘Kemal Sejfulla’ si dhe pjesë të rëndësishme të rrugës ‘Dizhon’ dhe krahët anësorë të sajë. Këto ndërhyrje do të realizohen përmes rindërtimit të plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal.
Siç njoftuan, krerët e institucioneve, rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik në këtë lagje do të kushtojë 1.5 milion euro dhe është një nga investimet më të mëdhaja që aktualisht është duke u realizuar në Komunën e Çairit.
Mevludin Imeri /SHENJA/