(VIDEO) Mediat greke: Maqedonia e Veriut planifikon të blejë dronët bayraktar nga Turqia

(VIDEO) Mediat greke: Maqedonia e Veriut planifikon të blejë dronët bayraktar nga Turqia

Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit se Maqedonia e Veriut po zhvillon një ide për blerjen e dronëve Bayraktar TB2 nga Turqia. Sipas mediave greke, Shkupi do të bisedojë me Ankaran për marrëveshje të reja ushtarake. Raportohet se Maqedonia e Veriut do të kërkojë dronë të tipit Bayraktar TB2 SİHA nga Turqia në këto takime.

Në këto raportime citohet presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili deklaron se po vazhdojnë negociatat për blerjen e një mjeti fluturues pa pilot të tipit Bajraktar.

Pendarovski sinjalizoi për vazhdimin e bashkëpunimit ushtarak me Turqinë në të ardhmen, duke thënë se sulmet ruse ndaj Ukrainës “e bëjnë atë edhe më urgjente”.

Presidenti i vendit përkujtoi se partneriteti ushtarak mes dy vendeve ka filluar shumë kohë më parë dhe se shumë oficerë të lartë nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut janë trajnuar në shkollat ushtarake turke.

Marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe të Turqisë, presidenti Pendarovsk i vleërsdon si “të shkëlqyera”, duke theksuar se Turqia ishte një nga mbështetësit më të vendosur të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut në fillim të viteve ’90, ndërsa bashkëpunimi ekonomik po rritet nga viti në vit. /SHENJA/

MARKETING